Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm të shtetasit grek Eftimiu Eftimiu.
Ish efektivi i specialeve greke, kishte dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë mbasi në mars 2021, Apeli i Gjykatës së Posaçme e gjeti fajtor për vrasjen e Devi Kasmit.
Ekzekutimi ndodhi në janar 2018.
Ish komandoja e Forcave Ushtarake greke , ka insistuar se kishte ardhur në Shqipëri për gjueti, por hetimi i ish krimeve të rënda e identifikon si ekzekutorin e Devi Kasmit, krim i ndodhur në Tiranë ndërkohë që si organizator akuzohet shtetasi Aurel Hoxhallari.