Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin grek Efthimoiu Efthimious, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë.
Për të bashkëpandehurin, Elton Halipajn është kërkuar dënimin me 35 vite burg.
Devi Kasmi u vra mbrëmjen e 29 janarit të 2018-ës dhe për këtë ngjarje Prokuroria akuzon si autor ish-anëtarin e forcave speciale greke, Ethimious Efthimioun.
Ka dyshime se Efthimioun e kreu atentatin në këmbim të një shpërblimi.





