Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në emision Studio e Hapur, në News 24 përballë gazetares Eni Vasili.
Në këtë intervistë, Xhafaj ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku u vra Devi Kasmi.
“Është arrestuar bashkëpunëtori i Domart Konjarit. Eshtë ndaluar bashkëpunëtori kryesor i ekzekutorit. Ai që ka ndihmuar tashmë është në duart e policisë”, ka thënë Xhafaj në emisionin News 24.





