Me dy gra të vrara ka përfunduar një tragjedi e shkaktuar nga shqiptari nga Kosova R.B. 54 vjeç që jeton në Zvicër, mëngjesin e së hënës.

Njëra nga dy gratë e vrara në banesën në kantonin e Argaut, sipas mediave zvicerane, është bashkëshortja e vetë autorit, 38-vjeçare, ndërsa viktima tjetër supozohet të jetë anëtare e familjes.

Siç raporton gazeta zvicerane “Blick”, shqiptarja që dyshohet se u vra dje nga bashkëshorti i saj quhet Alma, ndërkaq mbiemri i saj nuk është bërë i ditur për shkak të hetimeve.

Kosovari i dyshuar për vrasje është arrestuar në qytezën Hausen të Zvicrës, aty edhe ku banonte.

Dy gratë u gjeten të vrara mëngjesin e të hënës, teksa policia kantonale e arrestoi shtetasin e Kosovës në vendin e ngjarjes, në banesën që i dyshuari dhe njëra prej viktimave banonin.

Motivet e krimit janë ende të paqarta, ndërsa banorët përreth vendit të krimit i kanë thënë medieve se çifti nuk kishte shumë kohë që ishin vendosur të banonin në apartamentin ku ndodhi vrasja e dyfishtë./lajmi.net/