Durrës, 2 shtator 2014 –  Komshinj të të moshuarave Elsa dhe Gjinovefa Vava, te vrara gjate nates ne shtepine e tyre, ne lagjen nr.11 te qytetit te Durrësit janë shprehur të shokuar për krimin e rëndë. Ata bëjnë apel që autorët e masakrës të vihen para drejtësisë.

“Të gjithë i njihnim për gra të nderuara në lagje, ato ishin në pension dhe ishin shumë të sjellshme”, thotë një fqinj i tyre pë A1 Report.

Sakaq, një tjetër shprehet: “Jemi të shokuar nga kjo tragjedi e rëndë, pasi ato zonja nuk e meritonin kurrsesi një fat të tillë”.

“Uroj që autorët e kësaj masakre të identifikohen dhe të vendosen para drejtësisë dhe të marrin dënimin maksimal”,thotë një tjetër komshi i të moshuarave.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/