Një person është ndaluar si i dyshuar për vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës më 30 maj në Kurbin.
Personi i ndaluar dyshohet se ka mbetur i plagosur mbrëmjen e 30 majit kur ndodhi vrasja.
Ai është paraqitur në spital me një plagë, e cila ishte e infektuar. Nga burimet policore mësohet se i ndaluari është 30-vjeçari me iniciale E.D.
Biznesmenët Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji (Markaj) u ekzekutuan mbrëmjen e 30 majit, jashë ambienteve të një hoteli ne autostraden Milot-Mamurras prane fshatit Gjorm të Kurbinit.
Skena e krimit është fiksuar nga kamerat e sigurisë të hotelit ku ndodhi ngjarja, teksa duket një person i maskuar që del nga nje automjet dhe qëllon në drejtim të dy personave.
Në ato momente 37-vjeçari Bujar Lika (Hasani) ka hapur zjarr ndaj atentatorit, duke qëlluar me pistoletë dy herë në këmbë. Nga përplasja me armë në Kurbin, mbeti i plagosur edhe Kreshnik Tushaj, i cili mbahet i arrestuar pasi dyshohet se ka pasur rol në ngjarje. Dyshimet janë se vrasja e biznesmeneve është pasojë e konflikteve të vjetra dhe përplasjes mes grupeve kriminale.





