Pak më parë, qyteti i Kavajës u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku dy persona humbën jetën pas një konflikti me armë zjarri.
Kanë qenë shtetasit Edmond Gosa dhe Sali Rexha, të cilët janë takuar për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por se duket se diçka e tillë nuk është arritur dhe situata ka përfunduar me të dy protagonistët të vdekur. Njëra nga plagët eshte shkaktuar nga armë e ftohtë e tipit thikë dhe tjetra nga plagët e marra nga arma e tipit pistoletë.
Në momentin e ngjarjes një nga viktimat, Sali Rexha ka qenë në prani të gruas dhe të fëmijës së tij të mitur.
Sipas informatave zyrtare nga policia, të dy shtetasit rezultojnë se kanë ndërruar emrat e tyre në gjendje civile, teksa ende nuk dihen arsyet e këtyre veprimeve.
Shtetasi Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin e tij dhe në dokumente e ka Armand Gosa, ndërsa nga ana tjetër shtetasi Altin Rexha ka ndryshuar emrin e tij në Sali Rexha.





