Gazetarja e “News 24”, Klodiana Lala ka dhënë detaje në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Sukth ditën e sotme.

Sipas gazetares, Juxhin Dautaj ishte në Tiranë së bashku me Dalipajn dhe janë nisur drejt një restoranti në Sukth.

Pasi kanë konsumuar drekën aty, dy të vrarët kanë shkuar në një servis automjetesh, ku kanë ndërruar një llambë të mjetit, e cila si duket nuk punonte.

Pasi kanë mbaruar punë në servis ata kanë parë se si mjeti i autorëve i parakalon për pak metra dhe nis të hapë zjarr ndaj tyre.

Po kështu, mësohet se të dy ishin të armatosur megjithatë nuk kanë mundur dot t’i përdorin armët e zjarrit.

Gazetarja tha se ata ishin nisur drejt Vlores, prej nga ku ishte edhe Juxhin Dautaj.