Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka shprehur ngushëllime famijes së efektivit Saimir Hoxha, i cili u vra ditën e sotme nga 21-vjeçari Aldi Rama në Lezhë.
Nëpërmjet një mesazhi në “Twitter”, shkruan se policia është në vijën e parë të rrezikut në emër të të gjithë qytetarëve dhe të gjithë duhet të jenë mirënjohës për heroizmin e tyre.
Gjithashtu Kim shpreson që autorët e kësaj ngjarje të rëndë të dalin përpara drejtësisë.
“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës.
Policia përballet me rrezik në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre.
Shpresojmë që autorët të nxirren para drejtësisë”, shkruan Yuri Kim.





