Me burgim të përjetshëm është dënuar ditën e sotme nga gjykata e Krimeve të Rënda, David Qosja, autori i vrasjes së efektivit të FNSH-së Ardian Kodra.
Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, vjen pas hetimeve të bëra, si dhe pasi u hodh poshtë pretendimi i palës mbrojtëse se David Qose ishte me probleme mendore.
Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë, ku FNSH e Shkodrës u nis drejt Lezhës, pas njoftimit të banorëve se Qose po qëllonte me armë.
Por, sapo efektivët e FNSH janë afruar tek shtëpia e tij në Torovicë të Lezhës, ai ka nisur të qëllojë me armë në drejtim të tyre, duke lënë të vdekur Ardian Kodrën.
Pas kësaj, drejt Lezhës shkuan forcat speciale RENEA, të cilët bën të mundur arrestimin e tij.





