Prokuroria ka kërkuar tre burgime përjetë për vrasësit e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës i cili u qëllua më 24 qershor 2015 në Lazarat.
Prokuroria ka dhënë pretencën për grupin e të rinjve që vrau komandon gjatë operacionit antidrogë në Lazarat dhe konkretisht për:
- Arbjon Alikon
- Borjan Boçian
- Elvis Boçian
Gjithashtu pretenca ka kërkuar 118 vite burg për 8 të akuzuarit e tjerë.
- Xhulio Malo 10 vite
- Albion Aliko 17.6 vite
- Elson Kazma 17.6 vite
- Klodian Selimi 5 vite
- Oltion Proko 9 vite
- Dervish Çoko 18 vite
- Rohan Hirja 18 vite
- Iliaz Xhaferaj 18 vite
Familjarët e të akuzuarve janë irrituar në sallën e gjyqit dhe kanë kundërshtuar kërkesën e pretencës.





