Ministria e jashtme greke ka reaguar me një deklaratë për shtyp rreth ngjarjes në Bularat të Dropullit, në Gjirokastër, ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Konstantinos Katsifas pasi sulmoi me armë policinë.

"Autoritetet greke kanë ndjekur ngushtësisht në kontakt me autoritetet shqiptare dhe që nga momenti i parë, incidentin në fshatin Bularat të Shqipërisë, ku një shtetas grek sillet të ketë hapur zjarr me armë kallashnikov kundër një makine të policisë shqiptare, e cila tentoi arrestimin e tij. Pak më parë u informuam zyrtarisht se gjatë një shkëmbimi zjarri me forca të policisë shqiptare, Konstantinos Katsifas mbeti i vdekur. Shprehim keqardhjen tonë të thellë për vdekjen e homogjenit grek dhe ngushëllimet tona familjes së tij. Gjithsesi, është i papranueshëm fakti që operacion i precipitoi me humbjen e një jete njerëzore. Presim nga autoritetet shqiptare zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat u humb jeta e këtij qytetari grek dhe do të bëjmë menjëherë veprimet e nevojshme", përfudnon deklarata e ministrisë së jashtme greke.