Vrasja e emigrantit në Durrës Xhevahir Brasha dyshohet se mund të jetë bërë nga vrasës me pagesë. Të paktën kështu janë dyshimet e hetuesve, të cilët qëlluan me breshëri 13 plumba në drejtim të 42-vjeçarit tri net më parë në Fllakë të Durrësit.
Brasha, i njohur ndryshe edhe me emrin Agim Cakaj, ishte para shtëpisë së tij me makinë kur u qëllua nga persona të paidentifikuar, të cilët më pas u arratisën me automjet në drejtim të paditur. Për shkak se ekzekutimi ku ndodhi ngjarja u krye në një zonë rurale, ka vështirësuar hetimet e policisë, pasi nuk ka kamera sigurie dhe as dëshmitarë të rastit.
Kanë qenë familjarët e viktimës që sapo dëgjuan breshëritë, dolën me nxitim dhe panë të afërmin e tyre të plagosur. Xhevahir Brasha u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.
Për zbardhjen e krimit, pista e parë ku heton policia janë konfliktet e viktimës që ka pasur në Londër, ku jetonte prej disa vitesh si dhe implikimin e tij të mundshëm në trafikimin e qenieve njerëzore drejt Anglisë.