15nëntor 2015 – Për vrasjen e ndodhur në restorantin në Linzë mesjavën e shkuar policia e Tiranës ka bërë çdo ditë nga një arretim. Sot u ndalua Erjon Biraçi, 31 vjeç, i cili akuzohet se strehoi të kërkuarin Emiliano Tasho, arrestuar ditën e djeshme. Tasho, fillimisht i deklaruar si Emiljano Nina, akuzohet se bashkë me persona të tjerë vranë Enton Nikën dhe plagosën pronarin e restorantit ku ndodhi krimi.
Nga informacionet e para mësohet, se Emiljano Tasho nuk ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet për zbardhjen e ngjarjes së 11 nëntorit, ku mbeti i vrarë Enton Nika dhe u plagos Ismet Gaxheri. Më herët u arrestua ish-polici Mirsad Kuçanaj. Personi më i rrezikshëm dhe që dyshohet se qëlloi me pistoletë ndaj Nikajt është Ervis Martini, ende në kërkim. Ngjarja ndodhi për një borxh 200 mijë eurosh.
/portali DurresLajm/