12nëntor 2015 – Brenda 24 orësh identifikohen autorët e vrasjes që tronditi Tiranën. Pesë persona janë të akuzuar për krimin që i mori jetën 30-vjeçarit Enton Nika, ekzekutuar të mërkurën, pas drekës në një restorant në Linzë, periferi të kryeqytetit, ndërsa plagosën pronarin Ismet Gaxherri.
Policia e Tiranës tha se, janë në kërkim: Ervis Martinaj, 33 vjeç, Emiliano Nina, 20 vjeç, Mirsad Kuçanaj, 28 vjeç, Bujar Hasani, 32 vjeç dhe Oliver Gjoka, 29 vjeç.
Dyshohet se krimi ndodhi për shkak të një konflikti për punë borxhi. Nika ishte i akuzuar më parë për vrasje dhe në verë ishte liruar nga burgu.
/portali DurresLajm/