Policia dhe prokuroria e Elbasanit, janë shumë afër zbardhjes së vrasjes së Everest alias Ibrahim Çakës, të ekzekutuar në prezencë të gruas së tij, në zonën e Fushë-Mbretit.

Një person është mundur të identifikohet, thonë burimet policore dhe deri në këtë fazë është krijuar bindja e plotë se ai është njeriu kryesor që ka marë pjesë në ekzekutimin me 14 plumba të Ibrahim Çakës.

Ky person tashmë është identifikuar dhe mbahet në monitorim nga policia, ndërsa nuk dihet se kur mund të ndërhyhet për arrestimin e tij. Në vrasjen e Everest alias Ibrahim Çakës, kanë marë pjesë dy persona.