Drejtoria e standardeve profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur verifikimet për të parë veprimet e punonjësve të policisë së Elbasanit pas vrasjes së Everest Çakës.
Ngjarja e rëndë ndodhi 11 ditë më parë në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, ndërsa nga verifikimet ka rezultuar se patrulla e policisë ka shkuar me vonesë në vendngjarje.
Mësohet se pas informacionit të mbërritur në sallën operative për një ngjarje me armë, patrulla ka shkuar në zonën ku ndodhi vrasja, por jo tek vendi ku mbeti i vrarë 41-vjeçari, duke sjellë kështu vonesë në reagim.
Ngas verifikimet ka rezultuar se ka pasur vonesë edhe në ngritjen e pikave te kontrollit duke u dhënë mundësi autorëve të largohen për të djegur më pas edhe mjetin në një fshat në Kavajë.





