Me 38 vite burg në total janë dënuar dy autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Florian Selimi në Fier, ngjarje e ndodhur më 11 gusht 2019.

Kiri Mernica edhe Sadri Selaci janë dënuar me 19 vite burg për vrasje në bashkëpunim.

Vendimi u mor më 6 korrik nga Gjykata e Fierit me trupë gjykuese Alfred Konomin kryesues dhe anëtaret Olkeda Lice dhe Sonila Hoxha.

Florian Selimi u gjet i vrarë në fshatin Sulaj të Fierit më 11 gusht të vitit 2019. Ai ishte goditur me thikë dhe trupi i tij ishte hedhur në një kanal.