Një biznesmen brazilian dhe bashkëshortja e tij janë arrestuar për shkak të akuzës për vrasjen brutale të një futbollisti, Daniel Correa Freitas, ku raporti mjekësor tregon se futbollisti kishte qenë ende gjallë kur i kanë masakruar organet. Hetuesit kishin vendosur që më parë për arrestimin e Edison Brittes, pasi që ky i fundit e kishte pranuar gjatë transmetimit direkt në televizion se e kishte vrarë Correan. Mirëpo, tani është bërë e ditur se është arrestuar edhe gruaja e tij, Christiana.

“Pas përfundimit të hetimeve, kemi arritur në përfundimin se kjo vrasje nuk do të kishte ndodhur kurrë në mënyrën që ndodhi nëse nuk do të kishte qenë por rolin vendimtar të Christiana”, ka deklaruar prokurori i rastit, Joao Milton Salles. Ajo e bëri futbollistin të besonte se fotografitë me të në shtrat ishin vetëm për shaka dhe burri i saj do t’i mendonte si të padëmshme, për shkak të rrethanave të tjera. "Christiana e dinte karakterin e burrit të saj dhe ajo nuk bëri asgjë për ta ndaluar vrasjen”, shtoi Salles.

E gjithë kjo ngjarje kishte nisur kur Correa kishte shkuar në shtëpinë e vrasësit për ditëlindjen e vajzës së këtij të fundit. Ai kishte fjetur me gruan e vrasësit, nënën e vajzës që e kishte ditëlindjen. Correa i kishte dërguar një shoku të tij në Whatsapp foto të tij në shtrat me gruan e vrasësit, Edison Brittes, i cili sapo i kishte parë këto mesazhe është nervozuar dhe bashkë me tre burra të tjerë e kishin lidhur Correan dhe e kishin futur në bagazhin e makinës.

Fillimisht, plani konsistonte vetëm për ta tredhur Correan, mirëpo kur Brittes i kishte parë mesazhet në Whatsapp, ai nuk ishte përmbajtur dhe kishte vendosur të vriste futbollistin, duke ia prerë fytin. Megjithatë, para se ta vriste, Brittes me bashkëpunëtorët e tij ia masakruan organet gjenitale. Brittes fillimisht e mohoi akuzën, por pastaj e kishte pranuar duke thënë se e kishte kryer vrasjen pasi Correa i kishte përdhunuar gruan e tij, akuzë kjo e cila nuk besohet të jetë e vërtetë.