Në Pejë është mbajtur një protestë, për thirrje urgjente që të ndalohet vrasja ndaj gruas dhe dhuna, pas rastit të djeshëm ku mbeti e vdekur nga bashkëshorti i saj, Gjyljeta Ukella.
Marshimin e udhëhoqi vajza e Gjyljetës, sipas mediave vendase, me foton e nënës së saj të stampuar në një bluze të bardhë.
Motoja e kësaj proteste ishte “Kot flasim, derisa ata vrasin”, ndërsa shumë protestues të tjerë mbanin në duar pankarta të kuqe, ku shumë figura publike iu bashkuan.
Marshi nisi në qendrën e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë, e cila ka caktuar masën e paraburgimit ndaj bashkëshortit të Gjyljeta Ukella, Edmond Lajçi,
Ai e ka qëlluar dy herë me armë zjarri në kokë. Ata ndodheshin në banesë, ndërsa ende nuk dihet se ku ndodheshin 3 fëmijët dhe cili ishte motivi i ngjarjes.
Autori, i dënuar më parë me gjobë për dhunë në familje dyshohet se ka pranuar krimin para policisë.
Gjyljeta Ukella punonte prej dy vitesh si asistente në stomatologji. Sipas kolegëve, ajo ishte një grua shumë punëtore dhe e urtë.
Kjo është ngjarja e dytë e njëjtë brenda pak ditësh në Kosovë, pasi disa ditë më parë Valon Aliu ka vrarë ish-bashkëshorten e tij Erona Cokli, shkak u bë kujdestaria e fëmijës.