Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, e cila u ekzekutua një ditë më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi. 

Meta paralajmëroi se për këtë krim do të ketë qëndrime të qarta në ditët në vijim. Kreu i shtetit e cilësoi ngjarjen si fenomen kriminal që ka ndëshuar rëndë jo vetëm familjen shqiptare, por edhe shoqërinë. 

“Në ditët që vijnë do të ketë qëndrime edhe më të qarta për këtë çështje dhe për të adresuar këtë fenomen kriminal që ka ndëshkuar rëndë familjen në Shqipëri, por edhe shoqërinë tonë”, u shpreh Meta. 

Komentet e tij, presidenti i bëri pas një vizite që zhvilloi në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar me rastin e Kurban Bajramit.