Lidhur me vrasjen e gjyqtares Fildeze Hafizi nga bashkëshorti i saj në mes të Tiranës, ka reaguar edhe avokatja Eni Çobani.

Ajo e ka cilësuar “burrë të paburrë” ish-bashkëshortin e Fildezes, Fadil Kasemi i cili qëlloi dy herë ndaj saj.

 “Ti mor mashkull i paburrë nuk vrave vetëm një grua por vrave së pari dy fëmijët e tu duke i lënë pa nënë. Për ty dhe për ca si ty burgu është pak se unë nuk mund ta mendoj dot të jetosh ti me taksat tona dhe të vdesë ajo që i shërbente këtij vendi”, shkruan mes të tjerash Çobani, e cila e ka pasur mike të ndjerën

Postimi në Instagram i Eni Çobanit:

Te jesh grua ne kete vend duhet te jesh e forte, trimereshe duhet te kalosh dhe forcen e burrit qe ti besh balle jetes.Nuk flisja dot dje nga dhimbja qe ndjeva por sot fjalet me dalin plot mllef dhe revolte per ate burre te paburre qe ngre doren e shkrep armen per ti marr jeten nje gruaje, nje nene,nje vajze nene duke lene pas dy femije me lot ne sy dhe me zemer te vrare.

Ti mor mashkull i paburre nuk vrave vetem nje grua por vrave se pari dy femijet e tu duke i lene pa nene.Per ty dhe per ca si ty burgu eshte pak se une nuk mund ta mendoj dot te jetosh ti me taksat tona dhe te vdese ajo qe i sherbente ketij vendi.

Fjalet jane pak por duhet qe ky vend te reagoj dhe ne si nena na del nje detyre e madhe qe djemte tane perpara se ti shkollojme ne shkollat me te mira te botes ti edukojme per ti bere njerez te mire dhe qytetare te denje.Te qofte dheu i lehte mikja ime dhe femijeve te tu i ke lene pasuri emrin tend te mire e plot dashuri.