Në një intervistë më shumë se tre orë në komisariat, nëna e Mark Samson, 23-vjeçarit që vrau me thikë Ilaria Sulën, ka pranuar se ka luajtur një rol aktiv pas krimit. Ajo ka deklaruar se ndihmoi djalin e saj të pastronte shtëpinë dhe të fshinte gjurmët e gjakut të lënë pas sulmit brutal ndaj 22-vjeçares.
Ndaj saj është ngritur akuza për “bashkëpunim në fshehjen e trupit” dhe hetuesit kanë dyshuar për përfshirjen e saj në ngjarjen tragjike që ndodhi në banesën e familjes Samson në via Homs, Romë. Sipas të dhënave të gruas dhe analizës së celularëve të saj, ajo ishte prezentë në momentin e krimit dhe ka ndihmuar për zhdukjen e trupit të viktimës.
Mark Samson ka pranuar sulmin ndaj Ilaria Sulës, duke e goditur me thikë në qafë pas një mesazhi që mori në celular. Pas vrasjes, ai dhe nëna e tij u munduan të fshehin gjurmët, duke e futur trupin në një valixhe dhe e hodhën më pas në një zonë të pabanuar.
Hetuesit po shqyrtojnë versionet e djalit dhe nënës për të vërtetuar lidhjen e tyre me krimin, ndërkohë që babai i Mark Samson ndodhet ende nën vëzhgim. Avokati i familjes ka shprehur pikëllimin dhe kërkimin e faljes së sinqertë nga prindërit për aktin e tmerrshëm të ndodhur.