Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas i cili akuzohet se është përfshirë në vrasjen e 30 janarit në Selitë, ku u vra ish-polici Arben Bilali.
I arrestuari është një 47-vjeçar me inicialet A.Xh., i cili dyshohet se iu ka siguruar mjetin autorëve që ekzekutuan Bilalin.
Ai ka qenë është më herët i skeduar nga Policia e Shtetit, si një person me precedent penalë.
Arben Bilali, u vra më 30 janar në zonën e Selitës, ku jetonte me familjen e tij. Ai ndodhej në një makinë bashkë me shokun e tij gjatë kohës së lëvizjes dhe në momentin kur ka zbritur, është qëlluar nga autorët që ndodheshin në një makinë Benz. Mbi të është qëlluar rreth 15 herë me breshëri.
Bilali, 50 vjeç, është i treti që ekzekutohet në harkun e 20 viteve, pasi më herët i janë vrarë edhe dy vëllezërit, Bujar dhe Leonard Bilali. Familja Bilali është prej vitesh në hasmëri me familjen Xhabafti, duke i drejtuar hetuesit drejt pistës së hakmarrjes.





