25korrik 2015 – Kanë vazhduar dramat për familjen e Marjo Memës, 20-vjeçarit që akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Ismael Lulit, të dielën e shkuar. Mediat italiane kanë pyetur nënën e të riut, i cili akuzohet bashkë me Igli Metën për krimin. Ajo ka treguar se i biri nuk ka faj.

“Ai nuk ka gisht. Gjithçka është bërë nga Igli Meta. Ne jemi shumë të tronditur. Im vëllai vrau veten sot, nga dëshpërimi për atë që ndodhi”, rrëfeu gruaja.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Shqipëri, ku daja i Marjo Memës ka vrarë veten, në rrethana që pritet të sqarohen nga policia jonë.

Marjo Mema rrëfeu i pari ngjarjen ku mbeti i vrarë Ismael Luli, për shkak të xhelozisë që Igli Meta, pati për të dashurën.

/agjencia e  lajmeve “Dyrrah”/