Itali, 3 maj 2014 – Nën hetim për vrasjen e 30 vjeçarit italian Silvio Mannina, ka përfunduar edhe daja i 29 vjeçarit shqiptar Dritan Demiraj. Sipas hetuesve, që po merren me këtë çështje, ekzistojnë dyshime se 60 vjeçari Sadik Dine, peshkatar, ka ndidmuar nipin e tij në vrasjen e Manninës.
Policia ka gjetur në apartamentin e Demirajt një gjurmë që dyshohet se i përket 30 vjeçarit italian. Hetuesit dyshojnë se natën e 28 shkurtit, në apartamentin e Demirajt ka qenë edhe daja i tij si dhe një person tjetër.
Ndërkohë e fejuara e Demirajt, Monica Sanchi është lënë në arrest me burg, pasi ajo ka bashkëpunuar me 29 vjeçarin shqiptar në vrasjen e Manninës. Ka qenë pikërisht ajo që e ka çuar 30 vjeçarin italian në apartamentin ku ai u torturua dhe më pas u vra nga Demiraj.
Dyshohet se Mannina u torturua dhe u mbyt në apartament, ndërsa më pas Demiraj e varrosi në afërsi të liqenit Azzurro në Santarcangelo.
Daja i Demirajt është marrë në pyetje për këtë çështje, por pasi Skënder Dine ka mohuar të ketë qenë i pranishëm në apartament është lënë i lirë. Nuk është zbuluar ende identiteti i personit të tretë që mendohet të ketë qenë atë natë në skenën e krimit.
Dritan Demiraj akuzohet për vrasjen e dyfishtë të ish-të dashurës së tij Lidia Nusdorfi dhe të fejuarit të saj Silvio Mannina.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





