Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK për burgim të përjetshëm për Bixhdilin.

Ai rezulton të jetë njeriu kyç i cili ka informacion për vendin ku është varrosur trupi i Jan Prengës, por ai refuzoi ta tregojë dhe nuk ka shfaqur asnjë pendesë gjatë gjykimit.

Bexhdili, ishte kopshtar i resortit Golden në Pjezës Shijak. Për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës” u kërkua një dënim me 3 vite burg.