Vjollca Arapi, bashkëshortja e Agim Arapi ka deklaruar se nuk ka gisht me ekzekutimin e 26-vjeçarit Jurgen Kurti, i cili dyshohej si autori i vrasjes së tregtarit durrsak në prill të 2017.

Pas ngjarjes së mbrëmshme, Vjollca Arapi është thirrur në polici ku ka dëshmuar se familja e saj nuk ka lidhje me vrasjen e të riut i njohur si menaxheri i VIP-ave në Tiranë.

Ajo ka sqaruar se ka kërkuar burg për Kurtin, që ndaj tij të veprojë drejtësia dhe jo që të vritej.

“I them nënës se Jurgenit se Vjollca Arapi nuk ka lidhje fare me këtë vrasje. Më shoqëruan në polici mbrëmë pas vrasjes dhe më pyetën. Unë ia kisha lënë në dorë Zotit dhe Zoti veproi sipas vullnetit të vet”, ka thënë ajo në një prononcim për “DurrësLajm”.