Të tjera detaje dalin lidhur me ekzekutorin e Devi Kasmit, shtetasin grek Eftimiu Eftimiu. 41-vjeçari do të njihet pasditen e sotme me masën e sigurisë, i cili do të mbrohet nga një avokat i njohur shqiptar.
I dyshuari si vrasësi me pagesë i Kasmit do të mbrohet nga avokati Saimir Vishaj.
Saimir Vishaj është një emër i njohur, pasi ka mbrojtur një sërë çështjes të rëndësishme, mes të cilave mund të përmendim atë të ish-deputetit Mark Frrokut.





