Vetëm pak orë pas ekzekutimit të Kastriot Reçit në Rrëshen, policia ka gjetur një snajper të braktisur afër një pallati. Dyshohet se snajperi mund të jetë arma e përdorur nga autorët për krimin.

Më herët grupi hetimor deklaroi se ekzekutimi është bërë nga vrasës profesionistë dhe se autorët i kanë ditur mirë lëvizjet e viktimës.

47-vjeçari Reçi u qëllua paraditen e sotme në afërsi të lokalit të tij në Rrëshen, pranë komisariatit të policisë.

Dyshohet se vrasja është bërë për hakmarrje dhe se ka lidhje me veprimtarinë kriminale të 47-vjeçarit dhe vëllait të tij Gaspër Reçi, i vrarë në prill të 2017 në Itali.