Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e efektivit Nevaldo Hajdari, për gjykim të shkurtuar, ç`ka do të thotë se atij i ulet 1/3 e dënimit.
Hajdari, i cili qëlloi të riun Klodian Rasha e ka pranuar dhe më herët krimin, ndërkohë që është shfaqur i penduar në Gjykatë.
Seanca me konkluzionet për vrasjen e Klodian Rashës pritet që të zhvillohet në datën 3 Qershor, ndërkohë që familja e të riut ka kërkuar dënim maksimal për autorin.
Hajadaraj do të gjykohet për akuzën e vrasjes me dashje, e cila iu ndryshua rrugës pasi fillimisht ai u arrestua nën akuzën e vrasjes në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes, me pretendimin se Rasha ishte i armatosur, gjë që nuk u provua asnjëherë nga ana e Prokurorisë.
Rasha u vra gjatë orës policore, ku qytetarëve iu ndalohej që të lëviznin, me pretendimin e përhapjes së Covid-19. Pas vrasjes së tij pati disa protesta në Tiranë, por familja kërkoi që ngjarja të mos politizohej, dhe të ishte sistemi i drejtësisë ai që të thoshte fjalën e fundit.





