TIRANE, 24 shkurt 2013– Pas atentatit mafioz që i mori jetën pasditen e sotme një komisari policie ka reaguar kreu i Partisë Socialiste Edi Rama. Përmes një mesazhi në Twitter Rama ka fajësuar edhe njëherë qeverinë për atë që ai e quan ‘tradhti ndaj policisë”.
“Edhe një komisar i vrarë! Në mes të Tiranës. Sa jetë policësh do kushtojë ende tradhëtia e pushtetit ndaj Policisë?”,- shkruan Rama në rrjetin social.