31 dhjetor 2013 – Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka përgëzuar Policinë e Durrësit, FNSH, RENEA, lidhur me vrasjen të personit në kërkim Gazmir Marku. Që prej së dielës, forcat speciale kishin blinduar periferinë e qytetit bregdetar, duke mundësuar izolimin e 32-vjeçarit Gazmir Marku, në zonën e ish-kënetës.

"Drejtësia u bë. Me forcën e ligjit. Agron, shërim të shpejtë. Rri i qetë miku im, shokët e tu vunë drejtësinë në vend. Me forcën e ligjit. Drejtësinë që do vije ti mes plumbave që të kursyen jetën.  Bravo çuna. 48 orë sakrifica që përfunduan me drejtësinë e ligjit.

Komplimente punonjësve të Policisë së Durrësit, FNSH dhe Repartit RENEA për aksionin. Kjo është Skuadra e Policisë së Shtetit. Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve", shkruan Tahiri.