Thika e cila u përdor në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ditën e hënë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, është gjetur. Sipas inforamacioneve thika është gjetur bashkë me çantën e shkollës nga një qytetar pranë Gjykatës së Apelit në rrugën e Elbasanit.

Më herët gjatë ditës së sotme Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 14-vjeçarin Mario Perlleshi, i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani.