Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burgim 15-vjeçarin Marjo Përlleshaj, autor i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, ngjarje e ndodhur një vit më parë në afërsi të shkollës, Fan Noli.

Mësohet se Përlleshaj u dënua me gjykim të shkurtuar për shkak të moshës minorene.

Kjo ngjarje, për sa i përket punës së policisë dhe të prokurorisë ka lënë shumë pikëpyetje dhe dritëhije, për shkak se ende nuk është mësuar nëse ka pasur persona të tjerë në atë sulm brutal ku iu mor jeta Martinit.