Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të të miturit Mario Përlleshaj. 

Ai akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani ngjarje e ndodhur në 18 Nëntor të vitit të shkuar në afërsi të shkollës Fan Noli.  

Gjyqtarja Migena Laska ka pranuar kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes penale.  

14-vjeçari Përlleshaj do të gjykohet për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave.  

Gjykata rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga 14-vjeçari.