Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra një vit më parë në afërsi të shkollës nga bashkëmoshatari i tij, Marjo Përlleshaj.

Kujtojmë se më 14 korrik të këtij viti u mbajt seancë gjyqësore në Gjykaten e Tiranës  për adoleshentin Marjo Përlleshaj.

Fillimisht Marjo Përlleshaj ka mohuar faktin që të jetë ai autori i goditjes me thikë të Martinit, ndërkohë që në seancën e 14 korrikut  ai ka thënë se nuk kishte thikë me vete dhe se e gjeti në rrugë.