Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimet që kishte dhënë Shkalla e Parë e Apelit për personat që morën pjesë në vrasjen e Marvi Mihalit.
Me akuzën për “vrasje me dashje” është dënuar me 19 vite Dejvis Bitraj dhe me nga 12 vite Eugen Bitraj, Kridens e Marsel Alla.
Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla i kishin kërkuar gjykatës t’i shpallë të pafajshëm, ndërsa i pandehuri tjetër, Dejvi Bitraj kishte pranuar vrasjen, kishte kërkuar ndryshimin e kualifikimit të veprës nga “vrasje me paramendim” në “vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”, kërkesë që me sa duket është marrë në konsideratë nga Gjykata.
Kujtojmë se Marvi Mihali u vra përpara dy viteve, në verën e 2017. Sipas hetimeve, Dejvis Bitraj dhe Marvi Mihali janë konfliktuar për një telefon, pasi Mihali pretendonte se e kishte blerë me probleme. Ndërsa, Bitraj pretendon se e ka kryer vrasjen, për shkak se Mihali e ka fyer.





