JOHANNESBURG, 19 shkurt 2013– Detaje të reja per vrasjen misterioze te modeles Reeva Steenkamp, qelluar nga i dashuri i saj alteti para dhe olimpik Oscar Pistorius.
Vellai i viktimes i lutet atletit te tregoje se cfare ka ndodhur. Nderkohe qe policia, gjithnje sipas mediave, ka njoftuar se ka gjetur edhe IPad-in e saj.
Pranë krevatit të atletit eshte gjetur një shkop kriketi i përgjakur, që shton akoma më shumë dyshimet rreth asaj qe ka deklaruar ai lidhur me vrasjen.
Fillimisht u mendua se vrasja ka qenë një incident tragjik, një vrasje nga pakujdesia, e shkaktuar si pasojë e panikut.
Me kalimin e ditëve dhe thellimin e hetimeve, “drama” e Oscar Pistorius kthehet në një triller të vërtetë.
Atleti afrikano-jugor qëlloi me katër plumba në shtëpinë e tij të dashurën, modelen 30-vjeçare Reeva Steenkamp.
Mediat madje kane publikuar edhe skicat rreth menyres se si ka ndodhur krimi. Fillimisht Oscar e qëllon atë në ije me pistoletën e tij 9 mm.
Më pas ajo futet në banjë që të fshihet. Ai qëllon përmes derës së banjës tre plumba, një e kap në kokë, tjetri në krah dhe njëri në dorë. Njoftimi i policise ka ndodhur me vone, pasi ajo ishte e vdekur.
Hetuesit tregojnë për gjetjen e një sasie të madhe steroidesh dhe substancave të tjera dopuese në shtëpinë e atletit, që vetëm pak ditë më parë ishte ikona e njerëzve me aftësi të kufizuar si dhe mishërimi i një vullneti të hekurt.
Sipas mediave në Afrikën e Jugut, Pistorius ka sulmuar të dashurën e tij si pasojë e një shpërthimi inati të amplifikuar edhe nga përdorimi i një koktejli mes steroide dhe alkool.
Për këtë arsye, hetuesit kanë kërkuar të tjera analiza të gjakut të atletit, që tani rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.
Atleti afrikano-jugor Oscar Pistorius e ka qëlluar të dashurën e tij tre herë ndërsa ajo ndodhej në banjon e shtëpisë së tyre.
Lajmi tanimë është bërë zyrtar prej një prononcimi të prokurorit të çështjes i cili ka dhënë detajet e reja rreth vdekjes së Reeva Steenkamp.
Modelja u qëllua të enjten ndërsa pala mbrojtëse përpiqej ti mëshonte idesë se ajo çka ndodhi nuk ishte një vrasje.
Seanca e gjykatës u mbajt në të njëjtën ditë me funeralin e saj në Port Elizabeth. Pistorius ka qëlluar katër herë dhe tre plumba e kanë kapur të dashurën e tij pas derës së banjës.
Aktualisht, Oscar Pistorius ndodhet në arrest, ndërsa për të mbyllur sa më parë një çështje që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, autoritetet do të përshpejtojnë gjykimin e atletit.