Personi që shihni në foto e mëposhtme është Edmond Koçi, i njohur si “Mond Çekiçi” viktima e ekzekutimit mafioz ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 16 të Durrësit.
Mësohet se 40-vjeçari është qëlluar brenda në automjetin e tij mbrapa drejtorisë Arsimor edhe është identifikuar nga të afërmit. Viktima udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën.
Në këtë moment, shofer i 40-vjeçarit ka dalë nga makina për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Koçin.
Pas vrasjes autorët janë larguar nga vendngjarja dhe pak më parë, policia njoftoi se është gjetur një makinë tip Benz me targa të vjedhura, duke u djegur në Sukth.





