Në emisionin “Opinion” është diskutuar në lidhje me ekzekutimin e Edmond Koçit, i njohur ndryshe edhe si Mond Çekiçi, në qytetin e Durrrësit.
Për vikitmën në media u publikuan informacione se Mond Çekiçi ka qenë pjesë e bandës së Durrësit, dhe se kishte njohje të afërta me Lulzim Berisha.
Lidhur më këtë informacion, ka reaguar Detar Hysi, avokati i Lulzim Bershës, i cili thotë se ky i fundit nuk ka asnjë njohje me Mond Çekiçin.
“Si mbrojtës ligjor i shtetasit Lulzim Berisha, dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë njohje apo lidhje me shtetasin e vrarë në Durrës”,– u shpreh avokati i Lulzim Berishës.





