Kanë mbërritur sot në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër tre të ndaluarit, të dyshuar si bashkëpunëtorë të autorit në vrasjen e 32-vjeçarit Nard Polia apo siç njihej ndryshe si “Nardi i Bujtinave”.
Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini do të njihen me masën e sigurisë.
Një ditë më parë ata kanë mohuar akuzat ndaj tyre në policinë e Shkodrës. Sipas policisë, tre të arrestuarit kanë ndihmuar ekzekutorin e Nard Polisë me municione luftarake si dhe i kanë ofruar strehim.





