Katër të rinj që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit.

Autori kryesor i dyshuar për krimin është O. Ç., i cili nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 12 vite burg.

Gjithashtu pritet vendim për të arrestuarit e tjerë, përkatësisht për; E.K, S.M. dhe Xh. Ç.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj të këtij viti në qytetin Gramshit.

Në Gjykatë ndodhen edhe familjarët e katër të miturve, të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.