Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Rinas, ku u grabitën miliona euro dhe mbeti i varrë organizatori i bandës, ka reaguar zv. kryeministri Erion Braçe.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Braçe jep gjithë mbështetjen për Policinë e Shtetit; për ata burra që u përballën dje me një prej bandave më të rrezikshme në vend dhe eliminuan drejtuesin e saj.

“Për burrat qe po hetojne intesivisht dhe qe kane identifikuar cdo bandit te perfshire; Burrat qe jane ne territor e vijojne ndjekjen!:

Prioritet tani kapja e banditeve!

Ndaj mbeshtetje per cdo oficer te policise te perfshire ne hetime e operacionin e panderprere ne terren!

Pas kesaj,

padiskutim analize e plote e cdo elementi qe ka cenuar rende sigurine nga bankat ne aeroport,

masa te forta per cdokend!