Arrestohet djali i madh i familjes Meta për vrasjen e kryefamiljarit Pëllumb Meta në Durrës.

Mësohet se policia ka gjetur gjurmë gishtërinjsh në qesen me të cilën ishte mbështjellë viktima.

Dyshohet se në vrasjen e 49-vjeçarit Pëllumb Meta janë bashkëpunëtorë dhe dy djemtë e tij, vëllezërit e Hygertës, Hysen Meta 25 vjeç dhe Amarildo Meta, 21 vjeç.

Pak më herët u gjet dhe arma e krimit e përdorur për vrasjen e 49-vjeçarit.

Në orëm 18.00, policia e Durrësit ka njoftuar një konferencë për shtyp.