Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka, ka rrëfyer sot marrëdhënien që ka pasur me gruan e të vëllait, Blerinën dhe fëmijët e saj, të cilët vranë dhe groposën të atin pak ditë më parë.

Në studion e emisionin “Me zemër të hapur”, Lutfie Muka është shprehur se Blerina nuk punonte, dhe ka hedhur poshtë pretendimet se ajo ka dhënë mësime private në shtëpi.

Sipas saj, bashkëshortja e të ndjerit  nuk i lejointe fëmijët e saj të rrinin me fëmijët e vëllait tjetër.

“Fëmijët nuk i ka lënë asnjëherë. Ka 4 fëmijë të Pëllumbit dhe të Ramazanit nuk i ka lënë bashkë. Vinin fëmijët e mi nga Hollanda, donin më shku në plazh, o do shkonin me një palë ose më të tjerët”, tha Lutfie Muka.

Ndër të tjera, ajo e cilësoi Blerina Metën si monstër, pasi sipas saj “u ka dhënë fëmijëve shkollën e krimit”, ndërsa shtoi se vëllai në dijeninë e saj, nuk e ka dhunuar.

Pjesë nga rrëfimi:

Blerina i ka dhënë mësim kalamajve të vetë, shkollën e krimit. Nuk ka dhënë mësime private. Si i paska dhënë? A ishte vëllai kaq i dhunshëm kur kjo paska qenë kaq e lirë me dhënë mësim dhe ta shihnin këta që vinin dhunën. Nuk e linin tv, telenovelat, intrigat. Nuk e ka pengu vëllai më hap perdet atë, ka pas gjithë lirinë e botës.

Pyetje: Pse nuk punonte?

Këtë zgjidhje kishin gjet. Ajo rriti kalamajtë dhe ashtu qe mësuar duke ndejt. Ashtu e kanë pasur jetesën, vëllai punonte.

Pyetje: Blerina dhe fëmijët kanë pasur marrëdhënie e ftohtë me xhaxhain, Ramazanit, veç ti hyje në shtëpi. Thuhet se ke çuar miq të huaj tek shtëpia e Pëllumbit për ti shëtitur në të gjithë Shqipërinë. Si ishte sjellja e saj dhe fëmijëve.

E ftohtë. Debate të rangut të lartë s’kemi pas. Një herë një kërkesë i kam bërë kur ishte vëllai në Itali, se kjo nuk i linte fëmijët të rrinin më fëmijët e vëllait tjetër. E shqetësonte shumë nënën tonë. Më tha nëna që nusja s’mi lë fëmijët me lujt me njëri-tjetrin.

Më vrau kjo. Më pas folëm prapë dhe folëm në telefon, i thash po të kërkoj si grua ‘a ka mundësi që këto pakënaqësitë me i lënë mënjanë’ se duke mos shku mirë ndahen vëllezërit. Kjo pa u mendu dy herë më tha ‘shif punët e tua, s’ka nevojë me fut hundët tek familja’. Unë isha larg.

Fëmijët nuk i ka lënë asnjëherë. Ka 4 fëmijë të Pëllumbit dhe të Ramazanit nuk i ka lënë bashkë. Vinin fëmijët e mi nga Hollanda, donin më shku në plazh, o do shkonin me një palë ose më të tjerët. Që në fillim të hershme ajo ashtu ka qenë, mostër, por ne se kemi parë.

Ajo ka shku te shkolla, i ka thënë mësuesve mos ma leni gocën të ulet me kushërirën. Çfarë problem kishte kjo? Që në fillim e ka pasur këtë psikopati. Ajo bënte punën e vet, sa më larg ta mbante familjen.