Gjykata e Krimeve të Rënda në Rimini ka dhënë sot dënimet për 3 të akuzuarit për vrasjen e Petrit Nikollit.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 majit në Rivabella (Rimini), para një restoranti.
Prokurorja Paola Bonetti kërkoi në pretencën e prokurorisë burgim të përjetshëm për të tre, por gjykata vendosi 25 dhe 23 vite burg për të akuzuarit:
Lek Leçi, 25 vite burgim;
Edmond Leçi, (djali i Lek Leçit) 25 vite burgim;
Altin Leçi (djali i vogël i Lek Leçit) 23 vite burgim.
Petrit Nikolli u vra në mes të rrugës me një plumb pistolete në pjesën e pasme të qafës. Elektriçisti 40-vjeçar, ishte i martuar me një fëmijë, ndërsa bashkëshortja e tij ishte shtatzënë kur Nikolli u vra, raportojnë mediet italiane.
Pak orë pas krimit, u arrestuan tre shqiptarët, Lek Leçi dhe dy djemtë e tij.
Motivi i krimit ishte një hakmarrje familjare, pasi Nikolli shkoi t’i jepte ndihmë mbesës së tij, e cila i kishte kërkuar atij ta merrte në Milano, pasi bashkëshorti, Edmond Preçi e dhunonte.





