Kur kanë kaluar më shumë se një vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, Prokuroria pritet të marrë në pyetje Gazment Bardhin.
Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se janë zgjeruar hetimet për vrasjen e mjekut. Dyshja e prokurorëve Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka, kanë zgjeruar rrethin e personave të cilët dyshohet të kenë urdhëruar badigardët apo shtyrë ata ne vrasjen e Pjerin Xhuvani, me 21 prill të vitit 2021.
Në ditët në vijim pritet që Prokuroria të çojë një flet thirrje edhe për Gazmend Bardhin, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Per kete ngjarje ne burg eshte Arbër Paplekaj, si autor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Paplekaj është i dyshuari kryesor për vrasjen e 56-vjeçarit, ndërkohë që gjatë përplasjes u plagosën dhe 4 persona të tjerë, përfshirë dhe një oficere policie.
Ish-efektivi i RENEA-s, akuzohet për kryerjen e veprave penale, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.