Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Arbër Paplekën, dhe detyrim paraqitje të tjerët për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill në Elbasan.

Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka mbërritur i pari sot në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burg për të gjithë të akuzuarit përfshirë dhe Arjan Hoxhën dhe ish-specialët e RENEA-s apo ish-policët, por gjykata vendosi vetëm për Paplekaj.

  • Arbër Paplekaj akuzohet për vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;
  • Arjan Hoxha, akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
  • Pavlo Vuksani, akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
  • Emiljan Prenga akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
  • Julian Mataj akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
  • Erald Guga akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
  • Erjon Demushi akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
  • Taulant Ymeri akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
  • Roland Xhepa akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
  • Nuredin Kasma akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
  • Eldjo Beko është arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;