Prokuroria e Elbasanit ka gjetur prova të reja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe ka kërkuar arrest shtëpie për 6 policë.
Bëhet fjalë për efektivët Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja , Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.
Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit ka thënë se rezulton se 6 policët që sot prokuroria kërkon arrest shtëpie kanë pasur dijeni për ekzistencën e 6 furgonëve së strukturës së mbrojtës së PD-së si dhe që Paplekaj ka qenë i armatosur.
“Sot prokuroria kërkoi kthimin e masës arrest në shtëpi, për 6 policët e Shqiponjës. Rezulton se kanë pasur në dijeni për ekzistencën e 3 furgonave së strukturës së mbrotjes së botës së PD-së. Dhe për faktin që i pandehuri Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur me armë.”- tha avokatja e familjes Xhuvani.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, përkatësisht më 21 prill 2021 në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan, ku pati përplasje midis grupeve të militanteve.